E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kamikaz në Afganistan, 17 viktima



Një shpërthim me bombë, e cila ka ndodhur afër një turmë në tregun në krahinën jugore afgane Helmand, ka shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe ka plagosur 15 të tjerë.
Sulmi në Babaji, që është afër qytetit Lashkar Gah, ka vrarë kryesisht bujq, të cilët dëshironin të shisnin produktet e tyre.
Policia lokale ka thënë se bomba ka qenë e vendosur në një biçikletë në treg. Lashkar Gah është afër Marjah në krahinën e Helmand , ku është e fokusuar ofensiva e NATO-s kundër talebanëve.
Ka një prani të madhe të ushtrisë në këtë rajon, kryesisht amerikanë dhe britanikë, por asnjë person nuk është kapur si shkaktar i këtij shpërthimi. Talebanët kanë thënë në disa deklarata se kanë ndërprerë sulmet ndaj civileve dhe i kanë ushtruar njësitë e tyre që mos ta bëjnë këtë. Të dyja palët, rebelët dhe forcat e sigurisë, mbrojtja e civilëve është çmimi i luftës në Afganistan, por kjo bombë ka shpërthyer në kohën kur ka pasur shumë civilë dhe në një moment të papërshtatshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›