Ekonomite me te medha premtojne bashkepunim
Në takimin e parë me udhëheqësit kinezë që pas zgjedhjeve të 6 nëntorit, presidenti Obama ka deklaruar se Uashingtoni dhe rivali kryesor në ekonomi, Pekini duhet të bashkëpunojnë më shumë për të ndërtuar një rrugë të qartë të rregullave për tregtinë dhe investimet. Komentet e tij u bënë në ditën e tretë dhe të fundit të udhëtimit presidencial në Azi dhe pason zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilat Kina u akuzua për praktika të pandershme të tregtisë.
"Është shumë e rëndësishme që ne si përfaqësuesit e dy ekonomive më të mëdha të botës të punojmë për të ndërtuar rregulla të qarta në rrugën e tregtisë dhe të investimeve ndërkombëtare”.
I pranishëm në Samitin e udhëheqësve të Azisë së paqësorit që zhvillohet në kryeqytetin e Kamboxhias, Kryeministri i Kinës Ven Jiabao ka premtuar për një bashkëpunim më të madh ekonomik me SHBA.
Ne do të rrisim aktivitetet tona në biznese dhe do të angazhohemi më shumë në bashkëpunimin në ekonomi dhe financa duke e përdorur atë si një mjet për të përballuar vështirësitë dhe për të zgjidhur diferencat dhe mosmarrëveshjet mes nesh.
Vizita e presidentit në Kamboxhia është tregues i zgjerimit të interesave ekonomike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Azi, që duke nisur nga viti i kaluar kanë tejkaluar përmbi konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan. Vende si Filipinet, Australia dhe vende të tjera në rajon regjistrojnë rritje të prezencës ushtarake amerikane me anije, avionë dhe personel. Kjo ndodh pasi Obama ka ndryshuar fokusin e politikës së jashtme, asaj ekonomike dhe ushtarake në drejtim të rajonit të Azisë së paqësorit. Kjo politikë ka shkaktuar nervozizëm në Pekin. Në takimin me presidentin amerikan, kryeministri japonez, Yoshihiko Noda, është shprehur se rritja e problemeve të sigurisë në Azi rrisin dhe rëndësinë e aleancës amerikano japoneze.