Van Nistelroi te Milani për Pirlon
Reali i Madridit tenton të përgënjeshtrojë zërat e merkatos që shohin Rud van Nistelroin larg "Santiago Bernabeut". Një drejtues i lartë i klubit spanjoll ka deklaruar për "Marcan": "Lojtari nuk është në shitje, kush dëshiron që ta blejë duhet të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës (105 milionë euro)". Edhe menaxheri i holandezit ka mohuar zërat rreth kalimit të Van Nistelroit te Milani: "Nuk e di se nga vijnë këto zëra, por nuk ka asgjë të vërtetë". Ndërkohë, sipas gazetës "Sport", Reali mund të lejojë largimin e sulmuesit vetëm nëse në këmbim do të merrnin nga kuqezinjtë mesfushorin Andrea Pirlo.