E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatum për Flamini: Vendimin, brenda prillit

Tek Arsenali duket se ka ardhur koha për të bërë disa ndryshime. Trajneri Arsen Venger ka paralajmëruar Uilliam Gallas dhe Matië Flamini rreth së ardhmes së tyre. I pari mund të humbasë shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm, ndërsa i dyti ka kohë deri në fund të prillit për të vendosur nëse do të qëndrojë me skuadrën apo të largohet. Ultimatumi i teknikut francez justifikohet nga fakti se mesfushori nuk ka pranuar ofertat e klubit për rinovim. Venger synon të mos plotësojë kapriçot e lojtarëve rreth rrogave, pavarësisht se Flamini kërkohet nga Juventusi dhe Milani. "Objektivi im kryesor është që të mbaj skuadrën të bashkuar, ka shpjeguar trajneri i ‘topçinjve‘. Duam të vazhdojmë politikën tonë rreth rrogave të futbollistëve, pasi kjo është shumë e rëndësishme për ne. Flamini thotë se do të qëndrojë, por fakti që nuk e rinovon kontratën na detyroi që t‘i vendosnim afat deri në fund të prillit. Nuk mund të humbasim më kohë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›