Siti nis bisedimet me Ronaldinjon
Mançester Siti ka marrë dje lejen nga Barcelona për të filluar bisedimet me Ronaldinjon për transferimin e brazilianit në Angli. "Ka shumë gjëra për të zgjidhur dhe jemi ende larg akordit, por ai dëshiron të kthehet në fushë për të treguar vlerat e tij. Ronaldinjo është i interesuar për Mançester Sitin, në të kundërt nuk do të ishim në këtë pikë të bisedimeve", tha menaxheri Geri Kuk.