Kubish: Nuk do ta njohim Kosovën
Bratisllavë - Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Qëndrimi jonë ndaj mosnjohjes së Kosovës nuk ka të bëjë me qëndrimin rus”. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë sllovake Jan Kubish teksa ka theksuar se Bratisllava zyrtare nuk e shikon të arsyeshme njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Nuk kemi ndërmend të njohim Kosovën as në të ardhmen. Për ne integriteti territorial dhe sovraniteti janë të shenjta”, ka deklaruar Kubish për një gazetë polake.
Që nga shpallja e pavarësisë, ministri i Jashtëm sllovak, Jan Kubis, ka vizituar dy herë Kosovën. Ai ka ofruar bashkëpunim mes dy vendeve, në vend të njohjes së shtetit të Kosovës.
Që nga shpallja e pavarësisë, ministri i Jashtëm sllovak, Jan Kubis, ka vizituar dy herë Kosovën. Ai ka ofruar bashkëpunim mes dy vendeve, në vend të njohjes së shtetit të Kosovës.