E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Së shpejti konkurs për zëvendësim të policëve serbë

Prishtinë - Ka mjaft vullnetarë nga radhët e komunitetit serb që dëshirojnë të jenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, prandaj edhe ne do të vendosim së shpejti për statusin e policëve serb të larguar. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, sipas të cilit shumë shpejt pritet të shpallet edhe konkursi. "Nëse (policët serbë) nuk paraqiten në punë, ne do të shpallim konkursin. Kemi mjaft të interesuar të pakicës serbe që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Mund të shihni regjistrat në Viti, Kamenicë, Graçanicë, ku ka mjaft vullnetarë të pakicës serbe të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës", është shprehur Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›