E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohen kushtet për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë - Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe i Prokurorisë, si organ i pavarur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka nisur punën për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të cilët aplikojnë për gjyqtarë dhe prokurorë në tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Piter Bah drejtor i Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe të Prokurorisë tha se komisioni do të kryeje punën e vet duke zbatuar procedura shumë rigoroze të aplikimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Ai ka thënë se modeli që do të zbatohet në Kosovë do të jeti i ngjashëm me atë të Bosnjes që, sipas tij, ka treguar rezultat shumë të mirë në emrëimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. "Kandidatët do të vlerësohen dhe emërohen në bazë të vlerave që kanë, përvojës dhe integritetit të tyre profesional dhe personal. Në fillim në Bosnje ka pasur emërime në baza partiake dhe jo profesionale, më pas me punën ne kemi mënjanuar këto defekte", ka sqaruar Piter Bah.. QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›