E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Miratimi i buxhetit, tregues i dialogut dhe bashkëpunimit

Prishtinë - Kryeministri kosovar , Hashim Thaçi, pas miratimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2009 është shprehur se ky vendim është një përgjigje e mirë për të gjithë ata që mendojnë se politika kosovare nuk mund të punojë e bashkuar. “Ky buxhet dëshmon të kundërtën. Së bashku, ne përgatitëm një buxhet të drejtë dhe të balancuar, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Së bashku, në përgatitëm një buxhet që do të shërbejë si bazament për një Kosovë të përparuar dhe të suksesshme. Së bashku, ne posa votuam buxhetin e parë të Republikës së pavarur të Kosovës. Ky është moment i shënuar në historinë tonë” ka deklaruar Thaçi.

Sipas tij, gjatë përgatitjes së këtij buxheti, janë dëgjuar zërat e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. “Gjatë vitit 2009, Kosova do të shpenzojë një miliard e nëntëdhjetë e katër milionë euro për investime kapitale, arsim, mirëqenie sociale dhe programe të tjera për qytetarët e Kosovës. Do të krijohen vende të reja të punës. Pagat do të rriten. Fëmijët tanë do t’i përgatisim për të konkurruar në tregun global të punës”, vijoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›