E Diel, 1 Nëntor 2026

Taivani zbut qëndrimin ndaj Kinës

Taipei - Tajvani duket se do të zbusë qëndrimin e tij në sfidimin ndaj Kinës. Një zyrtar i lartë nga Tajvani ka deklaruar se do të zhvillojë manovra ushtarake, një herë në dy vjet dhe jo çdo vit siç veprohej më parë, pas një zbutje të marrëdhënieve mes dy palëve. Sipas Reuters, qeveria e presidentit të Tajvanit, Ma Ying-jeou, miqësore ndaj Kinës, ka minimizuar tensionet me anë të nënshkrimit të disa marrëveshjeve tregtare dhe tranzitore me Pekinin, ndërkohë që ka shmangur dispozitat për sovranitetin mbi ishullin. Ndërkohë, zyrtari nga Tajvani ka vijuar se ''Manovrat ushtarake që zhvillohen në Han Kuang nuk do të kryhen në vitin 2009 dhe kështu do të veprohet vitet në vazhdim një herë në dy vjet''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›