E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm turk në janar viziton Kosovën

Ankara - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ali Babaxhan planifikon të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit, ku pritet të bisedojë me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me homologun e tij Skënder Hyseni, shkruan e përditshmja turke në anglisht "Today's Zaman". "Ankaraja pothuajse ishte kryeqendra e parë që njohu Kosovën në mbrëmjen e 18 shkurtit, pak më shumë se 24 orë pasi udhëheqësit shqiptarë të Kosovën shpallën pavarësinë", theksohet në këtë njoftim të gazetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›