E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: EULEX-i do të jetë në Kosovë deri në 2014

PRISHTINE - Misioni i EULEX-it nuk do ta përfundojë mandatin e përcaktuar lidhur me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. "Ky mision do të jetë i pranishëm në Kosovë deri në vitin 2014", citoi dje një televizion kosovar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

Kuçi e cilësoi si të suksesshme punën e këtij misioni në zbatimin e ligjit, duke thënë se ka pasur mundësi të bëjë edhe më shumë.
Ai është shprehur se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur ka të bëjë vetëm me ICO-në, kurse KFOR-i dhe EULEX-i do të vazhdojnë edhe për një kohë të kenë rolet e tyre ekzekutive, por duke fuqizuar institucionet kosovare.

Zëvendëskryeministri Kuçi u shpreh se Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Europian për punën e misionit të EULEX-it. Qeveria e Kosovës ka ndarë 970 mijë euro për rindërtimin e shtëpive në veriun e Mitrovicës dhe në Gjilan.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›