Sarandë, kapen 2 ton hashash në një kamion të braktisur
SARANDE – Policia kufitare e Sarandës sekuestroi rreth mesnatës 2 ton lëndë narkotike, e llojit hashash. Mësohet se droga është gjetur në një kamion të braktisur në gjirin e Kakomesë.
Burime nga policia bënë të ditur se lënda narkotike u gjet në kamionin me targa të Vlorës 2269 C dhe yshohet se kishte si destinacion shtetin grek.
Mësohet se policia kufitare pikasi edhe një gomone në afërsi të zonës ku u gjet droga, por nuk arriti ta kapte atë. Gomonia që dyshohet se do transportonte drogën mori drejtim për në Kanalin e Korfuz, duke hyrë në ujërat greke.
Nga operacioni policor nuk asnjë të arrestuar ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar pronarin e kamionit të braktisur si dhe poseduesit e drogës.
(er.nu/BalkanWeb)