Kuçi: Edhe opozita do të bindet

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se do të bindet edhe opozita se krijimi i asociacionit të komunave serbe është brenda ligjeve të Kosovës. Sipas Kuqit ky asociacion nuk paraqet formë të pushtetit e as fuqi ekzekutive.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se baza e këtij asociacioni është Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, i cili është miratuar nga deputete e Kuvendit të Kosovës me dy të tretat e votave. /Indeksonline/