E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet puna e oficerëve në Beograd e Prishtinë

Do të ketë edhe një afat që të fillojë puna e oficerëve ndërlidhës në Beograd e në Prishtinë, për ç’gjë është arritur Thaçi -Daçiq në Bruksel pasi që nuk është verifikuar shkalla e mbrojtjes që do at kenë oficerët, shkruan gazeta "Novosti" e Beogradit.

Për të premten, më 1 mars ishte “caktuar” që Dejan Paviqeviq të hynte në zyrën vet në Prishtinë e Lulzim Peci në Beograd, porse kjo kësaj radhe nuk do të ndodhë, sepse, siç shkruan kjo gazetë, këmbimi është shtyrë pasi që nuk është konfirmuar shkalla e mbrojtje që përfaqësuesit duhet ta kenë.

Prishtina insiston që oficerët të quhen ambasadorë e Beogradi e kundërshton këtë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›