Sot përfundon afati i aplikimit për ish pjesëmarrësit e luftës

Sot përfundon procesi i aplikimit për veteranë, dëshmorë dhe invalidë të luftës së UÇK-së.
Bëhet e ditur se deri më tani numri i atyre që kanë dorëzuar aplikacionet për statusin e veteranit, dëshmorit dhe invalidit të luftës ka arritur mbi 50 mijë, transmeton rtk.
Sipas zyrtarëve të Komisionit, procesi i filtrimit të tyre, do të fillojë pas përfundimit të aplikimit dhe pritet të zgjasë 2 deri në 3 muaj.