E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku vjen nga veriu: Metale të rënda në grurin serb

Agjencia për ushqim dhe veterinë e Maqedonisë njoftoi sot se ka gjetur përqendrim të rritur të metaleve të rënda në grurin me origjinë nga Serbia. 

Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se me rastin e kontrollit kufitar të ushqimit të importuar, në diç mbi 330 tonelata grurë është konstatuar sasi e metaleve të rënda mbi normat e lejuara që parashihen me Rregulloren mbi sigurinë e ushqimit.
Si njoftoi kjo agjenci, asnjë kilogram nga kjo sasi e grurit nuk është hedhur në qarkullim në Maqedoni, sepse analizat janë bërë në pikëkalimin kufitar me rastin e arritjes së kamionëve me grurë, transmeton gazeta Blic.

E tërë sasia e grurit të dyshimtë gjendet nën mbikëqyrje të agjencisë, kurse vënia në qarkullim është ndaluar. Importuesit e kësaj sasie të grurit kanë kërkuar një superanalizë, prandaj mostrat janë dërguar për analizë laboratorike, thuhet në komunikatë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›