Rasmusen: NATO-ja do t`i vazhdoj bombardimet në Libi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot se aleanca do te vazhdoj fushatën e bombardimeve në Libi, përkundër thirrjeve nga Italia për ndaljen e armiqësive, në mënyrë që të lejohet ndihma humanitare për civilët.
Sipas njoftimit në faqen e NATO-s në internet, Rasmusen tha se “do të vazhdoj ky mision, për shkak se nëse ndalemi, numër i pacaktuar civilësh do të mund të vriteshin”.
Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, bëri thirrje për “pezullim të armiqësive për shkak të ndihmës humanitare të menjëhershme”.