Gjermania probleme me azilkërkuesit nga Maqedonia
Maqedonia vazhdon të ketë probleme me shtetasit të cilët kërkojnë azil në Gjermani, sidomos pas liberalizimit të vizave.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, brenda pesë muajve të parë të këtij viti, azil nga Maqedonia në Gjermani kanë kërkuar më shumë se 500 persona.
Këto kërkesa kanë rënë në vazhdimësi, kur në muajin maj janë regjistruar vetëm 81 kërkesa për azil ndërkohë që në muajt paraprakë shifrat e kalonin 100 persona.
Shtetet e zonës Schengen kanë probleme me azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit sidomos nga Serbia dhe Maqedonia, por këto shqetësime nuk janë të shkallës së lartë. Aktualisht të gjitha shtetet e Ballkanit kanë përfituar nga liberalizimi i vizave veç Kosovës.