E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Bashkësitë etnike, kanë të gjitha të drejtat

Investimi i Maqedonisë në ardhmërinë e Evropës, theksoi presidenti Gjorgje Ivanov, është modeli i saj i funksionimit të demokracisë multietnike, të integrimit pa asimilim, të bazuar mbi traditën shekullore të bashkëjetesës dhe tolerancës, me respektim të dallimeve ekzistuese kulturore, etnike, gjuhësore, religjioze dhe të tjera.
 

"Në Maqedoni, bashkësitë etnike, kombëtare dhe fetare i kanë të gjitha të drejtat dhe liritë. Me Marrëveshjen e Ohrit, me të cilen u rregulluan marrëdhëniet midis bashkësive etnike dhe e cila është marrëveshja më e suksesshme e tillë në rajonin më të gjërë të Evropës Juglindore, tradita shekullore e mirëkuptimit të drejtë të botës së dallimeve, mori legjitimimin dhe vlerën e saj.
 

Kuptohet, demokracia multietnike asnjëherë nuk është çështje e mbyllur dhe ballafaqohet me sfida të reja, por fuqimisht besoj se modeli ynë është model i ardhmërisë", tha Ivanov në fjalimin në konferencën "Facing tomorrow 2011" që po mbahet në Jerusalem, nën drejtimin e presidentit izraelit Shimon Peres.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›