E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pardew: Shovinizmi, karakteristikë e dobësisë

Shovinizmi ekstrem është karakteristikë e dobësisë dhe jo model i vetëbesimit dhe sigurisë të një shteti. Kështu ka deklaruar diplomati amerikan, James Pardew, duke folur për politiken e autoriteteve të Maqedonisë sa i përket kontestit me Greqinë rreth emrit.
 

Sipas tij, politikanet e vendit nuk duhet lejuar që historia dhe e kaluara të kufizojë të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
 

Ai ka vlerësuar se kontesti aktual diplomatik rreth emrit nuk është në interes të askujt, nuk është në interes të Greqisë dhe nuk është në interes të Maqedonisë, prandaj ka kërkuar nga Maqedonia që të mos lejojë që kjo çështje të kufizojë të ardhmen e këtij vendi, dhe sipas tij, qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pa u vonuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›