E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje”: Në protestë ishim mbi 10 mijë

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dhënë versionin e saj të protestës së sotme duke dhënë shifrën e mbi 10 mijë qytetarëve pjesëmarrës në protestën “Kundër vjedhjes”.

“Edhe pse pushteti kishte tentuar ta pengonte këtë protestë, duke bërë presion psikologjik mbi qytetarët e Kosovës me anë të shtimit të forcave policore disa ditë para protestës, kjo nuk i ndaloi qytetarët që të dalin në masë të madhe, për ta thënë fjalën e tyre mbi vjedhjen që po i bëhet vendit nga kjo klasë politike e korruptuar”, thuhet në deklaratë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›