E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Bashkëpunim me BE-në për modernizimin e sistemeve të administrimit në bujqësi

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Ardita Kuçi, deklaroi se bashkëpunimi me agjencitë e pagesave nga vendet e Bashkimit Evropian përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.

Ajo theksoi në takimin e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të agjencive homologe nga vende të BE-së dhe të institucioneve të linjës në vendin tonë, fokus kryesor ishte zhvillimi i sistemeve të administrimit dhe kontrollit (IACS), si dhe përmirësimin e përdorimit të sistemit LPIS (verifikim në terren i parcelave të digjitalizuara) dhe standardeve evropiane në menaxhimin e mbështetjes për fermerët.

Sipas saj, takimi nuk përfaqësoi vetëm një diskutim teknik, por një shkëmbim përvojash që synojnë të lehtësojnë punën e fermerëve shqiptarë dhe të rrisin transparencën në skemat e mbështetjes.

Kuçi vlerësoi bashkëpunimin me partnerët evropianë, duke theksuar se çdo hap drejt përafrimit me standardet e BE-së kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe forcimin e bujqësisë në vend.

Ajo nënvizoi se bujqësia mbetet një nga sektorët prioritarë të ekonomisë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për avancimin e mëtejshëm të tij.

1 nga 5

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›