Asnjëri sikur Xhaka

Trajneri i ri i klubit zviceran, i cili në fillim të sezonit e zëvendësoi Thorsten Finkun, që iu bashkua Hamburgut, e ka vlerësuar lart kontributin që po e jep 19 vjeçari për kampionin zviceran, sidomos në ndeshjet ndërkombëtare.
Pasi shkëlqeu kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, përfaqësuesi zviceran ishte njëri prej lojtarëve më të mirë edhe në duel me Bayern Munichun në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Deri tash askush nuk luan sikur Xhaka në nivelin ndërkombëtar”, është shprehur Vogel.
Xhaka, i cili shpërtheu në vitin 2011, po shfaq pjekuri të paparë dhe shpesh di ta qetësojë ekipin me lojën e tij.
Për mesfushorin kosovar interesim kanë shfaqur klubet e njohura si Manchester United, Milan, Bayern Munich dhe Hamburg.
Ky i fundit madje ka bërë ofertë zyrtare. Xhaka ka kontratë me Baselin deri në vitin 2015, por ai mund të largohet gjatë verës nga AXPO Super League.