E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kosova të përfaqësohet si shtet në Bërdo


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova do të përfaqësohet si shtet në Samitin e Bërdos në Slloveni, pasi sipas tij edhe ftesa për pjesëmarrje i është bërë kryeministrit Thaçi në këtë cilësi.

Udhëheqësit kosovarë thonë se Kosova do të marrë pjesë në forume rajonale vetëm si e barabartë me vendet tjera të rajonit. Këtë qëndrim e ka përsëritur të mërkurën gjatë një vizite në Bruksel edhe presidenti Fatmir Sejdiu, duke theksuar se gjithçka që vlen për shtetet tjera, duhet të vlejë edhe për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Serbia po përpiqet ta pengojë në vazhdimësi pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare dhe sipas tij, BE-ja duhet t'i bëjë presion Beogradit që të heqë dorë nga "politika e konfrontimeve" dhe të jetë më bashkëpunuese më të gjitha vendet e rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›