E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i katolikëve kërkon falje për situatën e abuzimeve

Irlandë

Kreu i Kishës Katolike të Irlandës ka kërkuar dje falje për rolin e tij në mostrajtimin si duhet të rasteve të abuzimeve seriale të priftërinjve me fëmijët. Në fjalën e tij, të bërë në një ditë të shënuar për irlandezët, ditën e Shën Patrikut, kardinali ka thënë se donte që t’u kërkonte të falur gjithë atyre që i kishte lënë në baltë. Ndërkohë Papa Benedikti ka njoftuar se të premten do të nënshkruajë letrën e tij të gjatë pastorale për rastet e shumta të pedofilisë në Irlandë. Ndërkaq, në Irlandë, kanë dalë detaje të tjera ditën e martë në lidhje me përfshirjen e kreut të kishës në skandale. Rastet e përsëritura të abuzimeve seksuale dhe me të miturit kanë ndodhur vetëm në komunitetin katolik të Irlandës, por edhe në Gjermani dhe vende të tjera. Bëhet fjalë për abuzime dhe mbulime abuzimesh që prej një kohe të gjatë, nga një numër i madh priftërinjsh, të cilët ende vazhdojnë të jenë në shërbim të kishës.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›