E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gjendet trupi i gjymtuar i 8-vjeçarit në Brooklyn

Trupi i gjymtuar i një njeriu, për të cilin policia besohet se i përket një fëmije të zhdukur tetë vjeçar, është gjetur në Brooklyn, New York, të mërkurën. Leibby Kletzky ishte deklaruar i humbur të hënën.

Sipas policisë lokale, fillimisht kishte nisur hetimet për të mësuar nëse fëmija ishte rrëmbyer në rrugë pranë shtëpisë së tij, nga ndonjë i huaj, i cili e kishte mbytur dhe më pas e kishte copëtuar. “Pjesë të trupit , që ende duhet të identifikohen , u gjetën në dy zona të ndryshme”, bëri të ditur policia.

Sipas këtij burimi, oficerët e policisë gjetën mbetje njerëzore në frigoriferi, brenda një banese dhe disa pjesë të tjera janë gjetur në një kosh mbeturinash. Frigoriferi i përket personit të dyshuar se mund të ketë kryer krimin. Të paktën , një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje makabër.

Reuters saktëson se policia thotë se i dyshuari është një hebre. Po sipas policisë, viktima mund të jetë Leiby Kletzky, djali i një çifti me origjinë hebraike. Disa pjesë të trupit janë gjetur në frigoriferin e 35 vjeçarit, Levi Aron, i cili është arrestuar menjëherë me akuzën e vrasjes. Djali i humbur, Kletzky, këtë muaj do të mbushte 9 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›