E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Monografia, dëshmi e krimeve në Kosovë

Z. Kuçi vlerësoi se kjo monografi është një përmendore e dëshmive të një kohe, për sakrificat e një brezi dhe e angazhimeve të një populli për liri. Sipas tij, botimi i kësaj monografie është dëshmi e një pune dhe angazhimi të madh të një brezi të tërë veprimtarësh nga të gjitha fushat.

Kuçi thekson se monografia “Krimet e Luftës në Kosovë, 1998-1999” do të komunikojë me të gjitha brezat që do të vijnë, qofshin ata hulumtues shkencorë apo kureshtar për të mësuar të kaluarën e Kosovës dhe popullit të saj.

“Dje, e vërteta për Kosovën dhe krimet e makinerisë gjenocidale të Serbisë, e bëri Aleancën Veri-Atlantike që të fillojë bombardimet kundër kësaj makinerie. Sot, e vërteta për Kosovën, për luftën, për vuajtjet dhe sakrificën e popullit është arma ma e fortë për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës do të mbështesë të gjithë ata që e thonë dhe e shpërndajnë këtë të vërtet”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri kosovar në këtë promovim bëri dy propozime, të cilat tha se do t’i mbështesë Qeveria e Kosovës në të ardhmen. “E para, botimin e arkivave të nënkëshillave të KMDLNJ-së nëpër komuna dhe e dyta, krijimin e një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë”, u shpreh Kuçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›