E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Emri, çelësi i Maqedonisë për në NATO

"është e qartë që vendi juaj vazhdon që të arrijë përparim në realizimin e standardeve të NATO-s. E vlerësojmë përparimin që keni arritur dhe përkushtimin tuaj për reformat e nevojshme, por mbetet që të bëhen reforma të rëndësishme, kështu që mesazhi im është që të vazhdoni me reformat, vazhdoni që të kontribuoni dhe sa më shpejt që është e mundur gjeni zgjidhje për çështjen e emrit. Këto janë çelësat për derën në NATO", tha Rasmusen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ndërsa kryeministri Gruevski, nga ana e tij theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet një nga prioritetet më të larta të Maqedonisë të shprehur përmes përkrahjes së lartë të qytetarëve dhe me pjesëmarrjen në misionet e Aleancës. Në kontekst të Samitit të ardhshëm në Lisbonë, tha Gruevski, Maqedonia do të vazhdojë të punojnë në mënjanimin e pengesës kryesore për anëtarësim në NATO.

"Edhe më tej, vazhdojmë që të kërkojmë zgjidhjen për problemin. Nga ana jonë bëhet maksimumi, ndërsa këtë e presim edhe nga ana tjetër. Deri atëherë Maqedonia mbetet një faktor stabil i NATO-s. Vazhdojmë me reformat dhe me misionet tona në NATO", porositi kryeministri i Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›