Kuci PDK-ja ka fituar mbi 90 per qind te votave
Prishtine 10 janar NOA - Anetari i larte i kryesise se PDK-se Hajredin Kuci procesin e votimit ne pese komunat ne te cilat u perseriten zgjedhjet parlamentare per shkak te parregullsive me 12 dhjetor e ka quajtur te rregullt dhe si referendum te besimit per nje parti politike.
Me kete fuqizohemi si partia e pare politike ne Kosove kurse fitorja me mbi 90 per qind ne Skenderaj por edhe ne Drenas eshte deshmi e forte se PDK-ja po legjitimohet si partia e pare politike ka thene ai per te shprehur besimin se pas kesaj edhe partite tjera politike do ti pranojne rezultatet duke rikujtuar se PDK-ja ka qene partia e pare politike edhe pa votat e Skenderajt dhe Drenasit.
Nderkohe behet e ditur se PDK-ja ka fituar bindshem edhe ne Drenoc te Malisheves. Alush Krasniqi menaxher i Qendres se votimit ka bere te ditur se pas numerimit te 1120 votave 853 prej tyre kane votuar per PDK-ne 101 per LDK-ne 52 per Vetevendosjen 32 per AAK-ne 70 vota kane qene te pavlefshme perderisa pjesa tjeter ka shkuar te partite e vogla.
NOA