Kuçi: S’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Sipas tij këto thirrje politike drejtuar Beogradit do të mjaftojnë që ajo të tërheq vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në territor të Kosovës.
“Ne kemi garanca nga bashkësia ndërkombëtare që do të kërkojnë që të mos bëjnë një angazhim të tillë në Kosovë. Zhbogar e than ë emër të BE-së se nuk do të njihen ato zgjedhje në çfarëdo mënyre nëse dikush do të tenton, por unë jam i bindur se rrjedhat politike do të shkojnë në atë drejtim që edhe Qeveria e Serbisë do të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Kuçi.
SHBA kundër zgjedhjeve në veri të Kosovës
SHBA përkrahin sovranitetin e Kosovës, ndërsa zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të nxirrnin përfaqësuese, të cilët, sipas ligjeve të Kosovës, nuk do të kishin kurrfarë pushteti, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick.
Ambasadorja e SHBA në Serbi ka thënë se kjo është çështje me të cilën duhet marrë.
"Kur Serbia bëri zgjedhjet në Kosovë në vitin 2008, emisari special i sekretarit të Përgjithshëm të KB-së tha se ato zgjedhje dhe rezultatit i tyre si dhe formimi i komunave serbe në veri janë pa legjitimitete.
Për SHBA, ka thënë Warlick, çështja e statusit ka marrë fund.
"Kryetari Tadiq shumë herë ka folur për planin vet katër pikësh, ne kem kuptuar se idetë e tij po sqarohen akoma prandaj edhe nuk kemi marrë qëndrime të caktuara zyrtare lidhur me këtë”, ka thënë Warlick, për Veçernje novosti.
SHBA konsiderojnë se pavarësia e Kosovës është një rast special dhe atë nuk duhet trajtuar si precedent për situata të tjera, ka thënë ajo.
"Duhet pasur para sysh se Kushtetuat e Kosovës siguron mbrojtje për serbët e Kosovës. Serbët në jug të Ibrit i shfrytëzojnë tashmë këto garanci për të zhvilluar bashkësitë e veta dhe mbrojnë interesat e veta. Duam të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës ashtu që serbët që jetojnë atje të kenë cilës më të mirë jetese. Besojmë fuqimisht se ndarja nuk është në interes të askujt dhe kjo vetëm sa e largon energjinë nga fokusi i vërtetë", ka thënë Warlick duke shtuar se çështja e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në këto momente është shumë më pak e rëndësishme nga çështja e temave për jetë më të mirë për njerëzit në të dyja vendet dhe në rajon.