Topi Lufta anti-korrupsion nder sfidat me te rendesishme e me te veshtirat
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar angazhimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në luftën ndaj korrupsionit.
Për kreun e shtetit, lufta kundër fenomenit të korrupsionit në vendin tonë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por dhe nga më të vështirat.
Presidenti i Republikës theksoi se në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është çështje themelore në aktivitetin publik dhe politik edhe të vendeve të rajonit, Shqipëria dhe institucionet e saj do të arrijnë të përballojnë të gjitha vështirësitë në luftën me pengesa kundër korrupsionit, për të arritur nivelet e standardet demokratike të vendeve të zhvilluara evropiane.
Kreu i shtetit shqiptar ka bërë këto deklarata gjatë takimit që pati me kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Adriatik Llalla, si dhe drejtues të institucioneve homologe të shteteve anëtarë të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit”.
Nga ana e tij, Llalla dhe drejtuesit e institucioneve homologe rajonale, e njohën Topin me ecurinë e punëve të institucioneve që ata drejtojnë dhe strategjitë e përbashkëta të hartuara për parandalimin e konfliktit të interesit, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.