Kuçi e Hoxhaj bëjnë ligjin edhe në UP
Prishtinë-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk përkujdesen vetëm për mbarëvajtjen e punëve në qeveri, por edhe në Universitetin e Prishtinës. Ata nuk hezitojnë të japin kontributin në komisionet përzgjedhëse të Universitetit të Prishtinës.
Kuçi dhe Hoxhaj, të përkrahur edhe nga shefi i Departamentit të Shkencave Politike, Agim Zogaj, të tre si anëtarë komisioni, kanë përzgjedhur për asistent të ri në këtë degë shefin e stafit të kryeministrit, Bekim Qollaku.
Kohavisioni ka siguruar procesverbalin e përzgjedhjes së Çollakut, të 16 prillit, i cili është në kundërshtim me Statutin e Universitetit të Prishtinës. Komisioni tre anëtarësh ka shkelur nenit 186, ku thuhet se kandidati për asistent të ri duhet të jetë nën moshën 28-vjeçare. Ndërsa Bekim Çollaku ka hiq më pak se 37 vjet.
Po ashtu shkelja tjetër evidentohet në përbërjen e komisionit. Kuçi dhe Hoxhaj shpesh herë marrin udhëzime për punët e tyre nga shefi i stafit të kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku. Emri i Çollakut tashmë figuron si asistent edhe në shpalljet për ligjërata në degën e Shkencave Politike. Edhe në faqen e internetit të Universitetit figuron emri i Çollakut si asistent i ri.
Shefi i Departamentit të Shkencave Politike, Agim Zogaj, i cili ka marrë pjesë në komisionin përzgjedhës, ka refuzuar të flasë për këtë çështje, edhe pse fillimisht kishte pranuar ta bënte këtë. Zogaj ka thënë se do të flasë vetëm për çështje politike, por jo edhe për çështje akademike, për të cilat edhe është i thirrur ta bëjë. Edhe rektorati i UP-së ka vendosur të mos flasë për këtë çështje. /ktv/start