Shërbimi Social: Romët janë pjesë e skemës së ndihmës

Drejtori i Kontrollit të Ndihmës Ekonomike në Shërbimin Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, ka hedhur poshte konstatimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, që komuniteti rom është kategoria më e përjashtuar nga sistemi social. Sipas Strazimirit, kjo shtresë përfiton pa asnjë diskriminim ndihmë ekonomike dhe vetëm për muajin janar-qershor kanë përfituar rreth 1352 familje rome.
Gjithashtu Strazimiri i është përgjigjur reagimit të Avokatit të Popullit, në lidhje me kriteret qe romet duhet të plotësojnë për të marrë ndihma ekonomike, të cilat sipas Strazimirit nuk e pengojnë procesin e perfitimit te ndihmes.