Kuçi priti senatorët francezë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti senatoret francez Jean Faure dhe André Vantomme
Prishtinë, 03 qershor 2011 – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me senatorët francezë Jean Faure dhe André Vantomme.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetërorë Kosovë - Francë, për zhvillimet politike dhe reformat në drejtësi. Po ashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për bisedimet teknike Kosovë – Serbi, për raportet me KFOR-in dhe për nevojën e përfshirjes së Kosovës në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO, thuhet në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga MD, pas takimit.
Më këtë rast, ministri Kuçi, njoftoi senatorët francezë për reformat në drejtësi që është duke i bërë Kosova dhe tha së këto reforma vazhdojnë të bëhen duke u bazuar në kriteret e parapara nga Bashkimi Evropian.
Në anën tjetër, senatorët francezë, Faure dhe Vantomme, shprehën përkushtimin e shtetit francez për vazhdimin e ndihmës për Kosovën.