Kuçi viziton Greqinë, Turqinë dhe Slloveninë

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 21:15
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi udhëton sot për në Greqi, ku nga 11 e deri më 13 prill në Athinë do të marrë pjesë në Konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës së të Drejtës Publike Evropiane për rolin e “Sistemeve të Drejtësisë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore”, ku do të jetë në mesin e folësve kryesor të kësaj konference.
Me datën 14 prill, në Ankara të Turqisë, ministri Kuçi, do të laurohet me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti i Bozokut në Yozgat.
Ndërsa, me 15 dhe 16 prill, ministri Kuçi, do të merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Brdo afër Kranjit në Slloveni.