E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi viziton Malin e Zi

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 13:33

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do ta vizitojë Malin e Zi, këtë të mërkurë. Vizita bëhet me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kuçi, në Podgoricë do të takohet me homologun e tij Markoviç, me të cilin do të bisedojë për finalizimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale (marrëveshjen për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale), njofton MD, nepermes një komunikate shtypi.

Ministri Kuçi i cili në këtë vizitë shoqërohet nga kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherësh kryeprokuror i Kosovës, Ismet Kabashi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, do të priten në takim edhe nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›