Hulk ëndërron Milanin

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 20:10
Sulmuesi i Portos, Hulk ëndërron të luajë në Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Teodoro Fonseca.
Ylli brazilian arriti sukses të jashtëzakonshëm me Porton, këtë sezon, duke fituar Kampionatin portugez dhe Europa League.
Ai së fundi vazhdoi kontratën me klubin duke ngritur dëmshpërblimin e tij në 100 milionë euro, por vazhdon të spekulohet me transferim në Milan.
“Hulk ëndërron të luajë në San Siro. Ne nuk kemi pasur kontakt me Milanin, por ata kanë qenë të interesuar edhe vitin e kaluar”, tha Fonsenca për Sky Sport Italia.