Ura Vajgurore, Berisha: Qeveria është angazhuar për krijimin e një klime të favorshme për biznesin
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Urës Vajgurore, se "qeveria është angazhuar për krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe kjo dëshmohet me faktin se sot në Berat janë të regjistruara 2 herë më shumë biznese se në vitin 2005".
Kryeministri u shpreh se çdo shqiptar i kupton ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri, veçanërisht përpjekjen e qeverisë për të bërë shqiptarët me një infrastrukturë moderne dhe dinjitoze.
"Ne kemi dëshmuar se sado i vështirë dhe i kushtueshëm është ky projekt, ne i kemi qëndruar atij. Kemi asfaltuar dhe shtruar në Berat qindra km rrugë, jemi zotuar për Boshtin e Jugut dhe po ndërtojmë segmentin më të vështirë të tij, Tiranë-Elbasan, që e përmirëson në mënyrë cilësore Boshtin e Jugut", tha Berisha.
Duke u ndalur te rritja e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve, Kryeministri u shpreh se "sot asnjë mësues, infermierë, mjek apo pensionist nuk mund të mohoj këtë realitet".
"Në Shqipëri u investuan 4.2 miliard dollarë gjatë 4 viteve të fundit. Pra ne kemi dëshmuar një ndryshim të qartë në çdo sektor", tha Berisha.
(d.b/BalkanWeb)