E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saba Delia: Italia pro liberalizimit të vizave me Shqipërinë

Italia mbështet liberalizimin e vizave. Është kjo deklarata e bërë nga Ambasadori Italian në Shqipëri Saba Delia gjatë takimit që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta ditën e sotme. Vizitat e kortezisë vazhduan edhe me Ambasadorët e Austrisë e Greqisë. 

TIRANE-Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin Italian në ShqipËri Saba Delia. Vetë ambasadori Italian ka shprehur vullnetin e shtetit të tij duke thënë se, Italia
mbështet liberalizimin e vizave. Italia, tha ambasadori italian në vendin tonë, është promotore e Shqipërisë në strukturat e BE dhe jo vetem kaq, ajo është avokate e vendit tonë drejt BE. Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Ilir Meta vuri në dukje gjatë takimit me ambasadorin Saba Delia, se Italia është partneri kryesor strategjik i vendit tonë. Marrdhëniet mes dy vendeve tha Meta, janë të shkëlqyera. Shumë shpejt z. Meta do të ketë një takim edhe me homologun e tij atalian Franko Fratini.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ilir Meta ka vazhduar takimet edhe me diplomatë të shteteve të tjera. Meta priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, z.Florian Raunig. Marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve, proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE, dhe, në mënyrë të veçantë proçesi i liberalizimit të vizave, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi. Takimi tjetër ishte rezervuar për Ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Nikolas Pazios. Në fokus të bisedës së zhvilluar ishte bashkëpunimi dypalësh, proçesi i liberalizimit të vizave dhe aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›