Gerdeci, Gjykata: Lirimi i Delijorgjit të mos përdoret politikisht
TIRANE- Gjykata e shkallës së parë e Tiranës deklaron se vendimi për lirimin nga qelia dhe lënien në arrest shtëpie të tre të pandehurve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci është bërë në bazë të provave dhe ligjit.
Nëpërmjet zëdhënëses për shtyp gjykata kërkoi sot që “vendimi i lirimit të mos përdoret politikisht ndërsa procesi gjyqësor vazhdon” Sipas zëdhënëses së gjykatës së Tiranës "vendimi u bazua në vendimin e Gjykatës së Lartë".
VENDIMI
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha sot vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjecin.
Ne seancen e sotme gjyqesore, avokatët mbrojtës te te pandehurve kanë kërkuar revokimin e masës së arrestit me burg për shkak se janë tejkaluar afatet e burgimit. Trupi gjykues , i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi sot se të pandehurit duhet të lenë qelitë pasi për ta kanë përfunduar të gjitha afatet e paraburgimit. Ndjekja e tyre penale do të vazhdojë ndërsa ata do të mbahen në arrest shtëpie.
(s.g/balkanWeb)