Kuçovë, vetëvritet në repart ushtari 23 vjeçar

>Dyshohet se kishte probleme me gruan, me të cilën ishte martuar para disa muajsh
I ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armën e tij të shërbimit, ushtari 23- vjeçar. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, në Repartin e Aviacionit në qytetin e Kuçovës, ku rekruti në shërbim Klodjan Armaçi ka ngelur i plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital ndërsa merrte ndihmën e parë shendetësore. Burime zyrtare pranë këtij reparti bëjnë me dije se mbrëmjen e së dielës, ushtari Armaçi ka qenë në shërbim në vend rojet e repartit të Aviacionit. Shërbimi i nisur nga 23- vjeçari, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës, duket se ka nisur normalisht, pasi sipas burimeve nga reparti ai ka shkuar i qetë në vend roje, por në orët e para të mëngjesit është dëgjuar një krismë arme që ka vënë në alarm të plotë drejtuesit e repartit dhe ushtarët e tjerë. Burime nga reparti me numër 3362 bëjnë me dije se pak minuta pas mesnatës nga vend roja ku shërbente 23- vjeçari Armaçi është dëgjuar një krismë arme dhe në çastin që oficeri i shërbimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur të gjakosur ushtarin. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë pranë spitalit rajonal në qytetin e Beratit.
Dyshimet
Burime të Repartit të Kirurgjisë pranë këtij spitali bëjnë me dije se rreth orës 02:15 ka mbërritur i plagosur më armë zjarri ushtari Armaçi. Mjekët i kanë ofruar ndihmën e parë shëndetësore, por pa mundur ta shpëtojnë nga vdekja të riun. Një plagë e marrë në afërsi të zemrës shkaktuar me armë zjarri, i ka marrë atij jetën një orë pas mbërritjes në spital. Trupi i pajetë mbërriti më pas në morgun e spitalit, ku ju nënshtrua hetimeve dhe më pas është tërhequr nga familjarët. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet e para për ngjarjen, ku është mësuar nga policia se është sekuestruar arma tip kallashnikov, nga e cila ishte shkrepur vetëm një herë dhe i ka marrë jetën 23- vjeçarit. Po kështu, policia tha se për këtë ngjarje se po hetohet në dy pista. E para ka qenë ajo e plagosjes nga pakujdesia dhe ajo e vetëvrasjes. Klodjan Armiçi, 23 vjeç, banor i fshatit Goraj në rrethin e Kuçovës, mësohet se pas disa muajsh përfundonte shërbimin ushtarak. Sipas dëshmive ai ishte martuar përpara se të niste shërbimin ushtarak me një vajzë nga Kuçova, por nga vizita e fundit në shtëpi gjatë lejes ishte kthyer i mërzitur pasi martesa e tij ishte në krizë për motive që ende nuk dihen. Policia tha se në pyetje do të merren dhe familjarët e tij, të cilët në kontaktet e para nuk kanë mundur të deklarojnë asgjë rreth motiveve që mund të kenë shtyrë djalin e tyre drejt vetëvrasjes. Ndërkohë që drejtuesit e repartit ushtarak bëjnë me dije se i riu ishte një ushtar tepër i rregullt, ndërkohë që shokët e tij hedhin dyshimet se ushtari është vetëvrarë, pasi dhe pse nuk kishte deklaruar kurrë më parë një mendim të tillë, ndodhej në një gjendje depresioni për shkak të divorcit nga bashkëshortja e tij.