E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, nuk paguan doganë, ndalohen dy biznesmenë

>Arrestohet për 50 arka me portokalle kontrabandë. Thoma Qirici, nga Përmeti, është vënë në pranga dy ditë më parë nga policia e këtij rrethi, pasi nuk kishte deklaruar në doganë mallin frutor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, kur sektori i Hetimit të Krimit Financiar në Policinë e Gjirokastrës, arrestoi në flagrancë 55- vjeçarin Qirici, banor i qytetit të Përmetit. Mbrëmjen e së dielës, ai është ndaluar nga Policia e Përmetit në aksin rrugor Përmet-Carcovë, pasi në automjetin e tij tip furgon me targa PR 1683 B, kishte 80 arka të mbushura me portokalle të marra nga Greqia për tu shitur në tregun e zonës. Në dokumentin doganor në Tri Urat, Qirici kishte bërë zhdoganimin vetëm të 30 arkave me portokalle, ndërsa diferenca e ngelur me 50 arka, ai i kishte futur kontrabandë. Kaq ka mjaftuar që policia të prangosë tregtarin përmetar mbi akuzën e kontrabandës me mallra të tjera. Shmangia e detyrimeve doganore, ka qenë objekt edhe i një ndalimi tjetër po ditën e diel në Përmet. Kështu bëhet e ditur se Trifon Dhimarko, 54 vjeç, nga Përmeti është shoqëruar në komisariatin e policisë së këtij rrethi, pasi i janë gjetur në automjetin e tij me targa të Përmetit 1845 B, mallra të ndryshëm si 60 goma automjetesh të përdorura, disa pajisje për lokale, 50 pemë dekorative, një sasi lëndë drusore prej 11 kolish të përbëra nga 10 copë etj. Për të gjitha këto materiale, shtetasi në fjalë nuk dispononte faturë doganore çka justifikoi reagimin e menjëhershëm të Policisë së Përmetit. Kjo e fundit e pati ndaluar Dhimarkon në aksin rrugor Përmet- Carcovë, teksa po kthehej nga Dogana e Tri Urave. Gjatë kontrollit të kryer, atij nuk i është gjetur faturë doganore, çka përbën shkelje të ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›