E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana e Durrësit tejkalon të ardhurat

>Dega doganore e Durrësit arkëtoi gjatë vitit 2008 mbi 38.6 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë lekë më shumë se sa vitin e mëparshëm.    Drejtori i kësaj dege, Arben Ibroja, tha se pavarësisht nga ulja me rreth 20 për qind e taksës doganore, gjatë vitit 2008 të adhurat e degës së doganës së Durrësit u rritën me rreth 11 për qind. Ai shtoi se në krahasim me vitin 2004, të ardhurat e kësaj dege doganore janë dyfishuar.  
   Sipas të njëjtit burim, zhdoganimet në mallrat e akcizës e kanë rritur ndjeshëm vlerën e arkëtuar gjatë vitit të kaluar në këtë degë, e cila zhdoganon rreth 90 për qind të mallrave të import-eksportit me vendet e Bashkimit Europian. Më 2008 janë përpunuar dhe zhdoganuar mbi 240 mijë mijë ton karburante, 519 mijë ton çimento dhe 1100 ton kafe. Ibroja shtoi se gjatë vitit 2008, në Durrës u zhdoganuan mbi 172 mijë ton pllaka, ose afro 36 milion metra katrorë.   Vitin e kaluar në degën doganore të Durrësit u zhdoganuan mbi 17 mijë automjete të ndryshme, ose 13 për qind më shumë se sa gjatë vitit 2007.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›