Paloka : Rama i shqetësuar vetëm për xhepin e tij dhe lejet e pallateve

>Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në fjalën e tij dje në kuvend akuzoi Ramën se si kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë i shqetësuar vetëm për xhepin e tij dhe i shqetësuar vetëm për lejet e pallateve.
"Desha ti thoja zotit Rama se ata qytetarë akoma kanë pesë vjet që mezi presin që t'iu bëhen kanalizimet, por edhe rrugët, rrugët në krah, rrugëve midis banesave që janë aty se mund të kalohet vetëm me tank e jo me makinë, kanë 5vjet që presin tu rregullohet infrastruktura sepse ata janë qytetarë të Tiranës do apo nuk do Edi Rama. "Sot ata janë qytetarë të Tiranës të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të Tiranës",- tha Paloka. Mori shkak këtu nga dalja publike e nënkryetarit apo zëdhënësit të Ramës, Eduart Shalësi i cili disa ditë më parë në zonën e tij elektorale te rruga Don Bosko doli tepër i shqetësuar duke deklaruar se qytetarët e Tiranës, qytetarët e rrugës Don Boskos mezi presin që të kalojë buxheti që tju bëhen kanalizimet nga bashkia. Ai vuri në dukje për qytetarët e Tiranës duke u shprehur se , ka disa kohë që zoti Rama po tregohet i shqetësuar për qytetarët e Tiranës se deri tani Edi Rama, sa ka qënë kryetar bashkie ka qënë i shqetësuar vetëm për xhepin e tij ka qënë I shqetësuar vetëm për lejet e pallateve që i jepte nga 200 euro për pallat zotërisë në fjalë. "Ka qenë i shqetësuar për gjithçka, por vetëm për qytetarët e Tiranës jo, dhe këtë e kemi provuar më së miri",- u shpreh Paloka. Ai vijoi se "unë si deputet po marrë dy raste konkrete, meqë ai paska qënë i shqetësuar, por unë si deputet po sjell qytetarët e Tiranës për rrugën Don Bosko ku unë sot jam deputet. "Po ju sjell një moment që është sa qesharak aq edhe dramatik , pas këmbënguljeve të shumta të bashkisë dhe pa marrë asnjë fjalë pozitive nga bashkia u detyrova te shtroj aty disa rrugë që janë vërtet problematike". "E bukura është se një qytetar i po asaj zone militante socialiste se ka dhe nga ata që thonë ne rrime dhe pa bukë e pa ujë vetëm të rrojë partia". "Merr në tel. bashkinë dhe thotë hajdeni shpejt se po na ndërton rrugët deputeti". "U tremb qytetari se po i bënin rrugën ku po kalonte ky zotëria vetëm se ishte anëtar i Partisë Socialiste dhe vjen bashkia dhe jo vetëm që ndalon, por iu vë edhe gjobë firmave që po bënin rrugën". "Jam dakord theksoi Paloka "se ka një procedurë ka një rregullore". Ai vijoi se në vitin 2001 kam qenë deputet në Allias në kinostudio dhe për të njëjtën situatë ai nuk e miratoi vetëm se ishte deputet I Partisë Demokratike. "E njëjta gjë ka ndodhur për 8 vjet dhe tani ka bërë takimin me qytetarët".Me kë ka bërë takim? "Me njerëzit e vetë se në takim nuk është thirrur as deputeti dhe as kryetari i minibashkisë". Sipas tij, kjo për faktin se deputeti është i Partisë Demokratike dhe kryetari i minibashkisë është i LSI-së. Paloka vijon se "ka thirrur 5 punonjës dhe thotë që kam diskutuar buxhetin". Paloka shtoi se "kjo është arsyeja pse nuk është miratuar buxheti i bashkisë dhe do miratohet vetëm atëherë kur vërtet zoti Rama të jetë i shqetësuar për qytetarët.