Kueiroz nën presion: Fitore ose largohet
Në ndeshjen Shqipëri-Portugali, skuadra e Karlos Kueiroz është e detyruar të fitojë. Pozitat e tyre nuk janë aspak komode (5 ndeshje, 1 fitore, 3 barazimi, 1 humbje, 6 pikë) dhe çdo rezultat veç fitores do të shkaktonte pakënaqësi në Federatën Portugeze. Trajneri portugez e ka të qartë se një tjetër barazim i kuqezinjve si ai në Braga do ta rrezikonte postin e tij në krye të Kombëtares. "Është një ndeshje e rëndësishme, megjithatë jemi të qetë dhe besojmë se lojtarët tanë mund të bëjnë një paraqitje të mirë dhe do ta fitojnë këtë sfidë. Duhet të tregojmë kualitetin dhe aftësitë tona, mbi të gjitha duhet të jemi të qetë dhe të kemi besim te futbolli i grupit. Kam ndjekur miqësoren Shqipëri-Milan, por nuk është e sigurt se çfarë mund të ndryshojë trajneri i ri. Ata kanë lojtarë me eksperiencë dhe ngaqë do të luajnë në fushën e tyre, janë të motivuar të paraqiten mirë".