E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ther te miturin me thike "Rambo"

Nje 19-vjecar dyshohet se ka plagosur me nje thike "Rambo" kundershtarin e tij te mitur ne nje qender interneti ne qytetin e Fierit, pas grindjes qe kishte nisur disa dite me pare. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se shtune, ne vendin e quajtur "Zogu i Zi", ne lagjen "Kastriot", ne ambientet e nje qendre interneti. Burime zyrtare thane se kapen pas tre oresh operacioni, te dyshuarin Gjino Tafa, nen akuzen e plagosjes. I demtuar ka mbetur 16-vjecari S. Ruci. Dy adoleshentet ishin perplasur ne sallen e internetit rreth ores 22:00 dhe pas debateve qe zgjaten per minuta te tera ka ardhur edhe sulmi agresiv. Tafa ka pasur me vete nje thike te madh,e me te cilen ka goditur kundershtarin ne pjesen e shpatulles. Burime policore thane se sherri ka ndodhur per motive banale, ndersa i demtuari eshte derguar ne spital per mjekim dhe gjendjet jashte rrezikut per jeten. Tafa eshte kapur ne pyllin me pisha te Darezezes ne oret e para te mengjesit te djeshem, kurse thika u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›