E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza ther babane, pas qortimeve

Fatos Salliu

Gramsh- Qortimet e babait dyshohet se jane bere shkak, qe nje 26-vjecare te tentoje ta vrase ne gjume me nje thike buke. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme ne fshatin Sllabinje te komunes Tunje, ne Gramsh. Policia tha se ndaloi te dyshuaren Selvije Sallja, kurse i plagosuri ne pjesen e qafes, D. Sallja, u dergua ne spital, ne gjendje kritike per jeten. Ka qene instikti i 58-vjecarit dhe gabimi ne "shenjester" i vajzes qe ka shmangur tragjedine. Grupi hetimor dyshon se 26-vjecarja, vuan nga probleme mendore, pasi sipas familjareve edhe vitet e kaluara ka shfaqur paqendrueshmeri dhe rrezikshmeri shoqerore.

Synimi i vajzes ka qene ta godase te atin ne koke dhe ta there, por instiktivisht 58-vjecari ka levizur dhe thika e ka prekur ne pjesen e qafes. Me nje reagim te shpejte dhe me ndihmen e familjareve, ai ka paralizuar veprimet e agresores, duke e carmatosur dhe izoluar te vetme ne dhome. D. Sallja eshte nisur me shpejtesi drejt spitalit te Gramshit, ku i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket kane lidhur enet e gjakut dhe kane qepur plagen, duke bere te mundur ndalimin e hemorragjise. Nderkohe qe eshte lajmeruar edhe policia vendore. Nje grup agjentesh jane nisur drejt fshatit Sllabinje dhe kane shoqeruar per ne komisariat 26-vjecaren, qe vazhdonte te shfaqte ende krizat nervore. Hetuesit thane se administruan provat dhe grumbulluan te dhena nga vendi i ngjarjes. Ata kane ndertuar edhe skenen e krimit.

Ne mesnate, sipas rrefimit te familjareve, vajza ka shkuar ne krevatin ku flinte i ati dhe me thiken e marre ne kuzhine, ka tentuar ta qelloje ne koke. Por babai e ka ndjere zhurmen e se bijes dhe eshte shmangur. Megjithate thika e ka prere ne qafe. I pergjakur ka mundur t'i heqe thiken vajzes nga dora dhe i ndihmuar nga persona te tjere, e ka izoluar ne nje dhome te vecante ne banese. Sipas te dhenave te para, rezulton se vajza ka tentuar te vrase babane pas nje krize te rende mendore. Nga verifikimet e kryera rezulton se Selvije Salja, eshte klasifikuar si person me crregullime mendore. Ajo mendohet te kete ndermarre vendimin pas qortimeve te shpeshta qe i bente i ati. E reja eshte shoqeruar per ne komisariat dhe ka marre mjekimet e nevojshme.

Policia, ngre akuzen per vajzen

Mjeket e spitalit te Gramshit dhe policia vendore thane dje per gazeten "KJ", se i plagosuri D. Sallja eshte jashte rrezikut per jeten. Nga deshmia qe i eshte marre u ndertua edhe skema e krimit dhe motivet. Prokuroria e Elbasanit, ka nisur ceshtjen penale te "tentatives se vrasjes me dashje". Gjithcka pritet te zbardhet pas marrjes ne pyetje te vajzes dhe pas daljes se te atit nga spitali. Por pritet te verifikohet perfundimisht edhe gjendja mendore e 26-vjecares, nepermjet eksperteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›