E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e xhiros vjetore te biznesit, reagojnë ekspertët

TIRANE- Ulja e xhiros vjetore të biznesit të vogël nga 8 milionë në 5 milionë lekë, që do të hyjë në fuqi nga 1 janari do të rëndojë këto subjekte private me taksa dhe tatime shtesë. Ekspertët e ekonomisë shprehen se efektet në ekonomi do të varen edhe nga mënyra sesi tatimet do të menaxhojnë këtë situatë, pasi numri I bizneseve që do të kontrollohen p-rej tyre do rritet me rreth 17 mijë subjekte.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se ulja e xhiros vjetore të bzinesit do të ndihet edhe nga pushteti vendor, buxheti vjetor I të cilit do të tkurret.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe pushteti vendor e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të ulur në 5 milionë lekë xhiron vjetore. Sipas tyyre, kjo masë do të cojë në një rritje të cmimeve në treg, nga e icla do të preken të gjithë konsumatorët.
(NEWS/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›