Rama: 8 dhjetori, ditë historike. Pas 19 vitesh jemi ende të varfër
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste përshëndet pranimin e kësaj partie si anëtare e Kongresit të Partive Europiane Socialiste. Partia Socialiste u pranua anëtare e PES, ditën e festës së demokratëve për rrëzimin e Komunizmit.
Duke e cilësuar si “ditë historike” 8 dhjetorin, Edi Rama në një prononcim për shtyp sot në mesditë tha se “Është një stacion i rëndësishëm dhe dëshmon se “Jemi integruar në realitet të ri europian”.
Rama larjmëron për organizimin e një “feste brezash” në janar të 2010.
"Na takon të festojmë me të gjithë ata që e sollën PS-në deri këtu në një festë brezash me praninë e gëzuar dhe simbolike të miqve të vjetër e partnerëve të ri të PS-së. “- tha kreu socialist sot.
Kreu socialist tha se 19 vite më pas pluralizmit vendi vazhdon të mbetet shtet i varfër. “Kush mund ta parafytyronte atëherë që do të ishim sot kaq të varfër, kaq të prapambetur në arsim e drejtësi, kaq të pambrojtur nga barbaria kulutore e mjedisore e mbi të gjitha që qytetarët të ishin kaq pa shtet, kaq pa siguri. “
Mitingu festiv në sheshin “Skënderbej” dy ditë më parë sipas Ramës ishte vijueshmëri e urrejtjes së kryeministrit Berisha.
Partia e dalë nga Lëvizja që shembi regjimin komunist do ti mblidhte njerëzit me hir e me pahir për të festuar nën tingujt e gjuhës e urrejtjes ndaj PS.Rama tha se PS me patjetër do të arrijë qëllimin e saj për “zgjedhjet e lira”.
(s.g/BalkanWeb)